Mesfushori i Evertonit, James McCarthy, pësoi një dëmtim horror në sfidën me West Brom. Gjatë një dyluftimi me futbollistin kundërshtar Solomon Rondon, 27-vjeçari skocez theu këmbën, duke krijuar një situatë të sikletshme te futbollistët e të dyja skuadrave.

Rondon, ku e kuptoi se çfarë dëmtimi të rëndë kishte shkaktuar ndërhyrja e tij nuk i përmbajti dot lotët, por shokët e tij të skuadrës u munduan ta ngushëllonin për ta kaluar këtë gjendje të vështirë.

Incidenti në “Goodison Park” ndodhi në minutën e 61-të, kur rezultati ishte 0-1, me trajnerin Sam Allardyce që në vend të McCarthy-t hodhi në fushë Wayne Rooney-n. Vendasit arritën të barazonin me Niasse, duke shmangur humbjen para tifozëve të tyre.