Emre Can është zyrtarisht futbollist i Juventusit në Serinë A. Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, ish-mesfushori i Liverpoolit hodhi të zezën mbi të bardhë, duke u shndërruar një lojtar bardhezi.

Turko-gjermani ndiqej prej shumë kohës nga Marotta dhe Paratici, të cilët arritën ta merrnin me parametër zero, pra pa shpenzuar qoftë një qindarkë, pasi lojtarit i përfundoi kontrata me klubin anglez.

Emre Can do të jetë pjesë e kampionëve në fuqi të Italisë deri në vitin 2022 dhe do të përfitojë 5 milionë euro në sezon, plus bonuset. 24-vjeçari do të mbajë veshur veshur fanellën me numër 23.