Viti që lamë pas ka qenë i ngarkuar me ngjarje. Për të bërë një bilanc të tematikave apo ndodhive që tërhoqën më shumë lexuesin tonë në harkun e 365 ditëve, “DurrësLajm”, po publikon më poshtë 10 lajmet më të lexuara në portalin tonë.
Duke iu referuar të dhënave analitike, duket se ndarjet e papritura nga jeta të personazheve në moshë të re kanë tronditur më shumë opinionin publik, e për pasojë ato renditen në dy vendet e para.
Bëhet fjalë për historinë e trishtë të Hyelda El Sayed, e cila u nda nga jeta pak javë më parë. Detajet tronditëse të ndarjes nga partneri i saj, i cili është babai biologjik i djalit të saj Gabriel, janë lexuar masivisht nga ndjekësit tanë, duke e renditur këtë lajm të parin.
Në vend të dytë renditet shkrimi për ndarjen tragjike nga jeta të 29-vjeçarit nga Durrësi, Serxhio Vogli. Humbja e jetës nga ana e Voglit disa ditë pasi ishte përfshirë në një aksident rrugor, ngjalli një reagim të madh në rrjete sociale, duke qenë një nga lajmet me më shumë komente dhe shpërndarje në rrjete sociale.
Tematika e tërmetit vazhdon të ngjallë ende interesin e qytetarëve. Publikimi nga “DurrësLajm” i listës së parë të përfituesve të granteve të dëmshpërblimeve, në muajin shkurt, ka pasur një interes mjaft të lartë të lexuesve, duke e renditur këtë lajm në vend të tretë.
Sherri i djalit të një humoristi të njohur me policinë, por edhe humbja tragjike e jetës së një 36-vjeçari nga Durrësi ditën e Krishtlindjes, pas një aksidenti në punë, kanë qenë shumë të lexuar, duke kompletuar në këtë mënyrë top pesëshen e lajmeve më të lexuara të vitit në “DurrësLajm”.
Renditja e 10 lajmeve më të lexuara:
8 – https://durreslajm.al/ndahet-nga-jeta-mjekja-nefrologe-e-spitalit-te-durresit/
9 – https://durreslajm.al/se-bashku-derisa-vdekja-te-na-ndaje/





