Jeta e një të riu u pre në mes pas një aksidenti fatal në lagjen nr.1 të qytetit të Durrësit.

29-vjeçari Serxhio Vogli u përcoll pasditen e sotme për në banesën e fundit.

I riu humbi jetën në spital, pasi ishte përfshirë në një aksident automobilistik.

Mbrëmjen e së shtunës, 29-vjeçari u përplas nga automjeti tip “Ford” me drejtues 19-vjeçarin e identifikuar me inicialet E. L.

Miq të shumtë të të ndjerit, në mesazhet e ngushëllimit, kanë shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të të riut.

“Nuk gjej fjale per kete qe kam lexuar. Serxhio ishte nje shok femijerie me te cilin kemi kaluar shume mir dhe eshte nje lajm qe na goditi totalisht si shoqeri. Ngushellimet me te sinqerta familjes!” shkruan miku i tij.

“Nuk ka fjale ngushellimi per Serxhion. E kam njohur qe te vogel. Shembull ne rrugen ku banonte  e sapo ishte bere baba. Ne rrugen Taulantia ku ndodhi kjo gjeme kalojne makinat si ne autostrade. As te vizat e bardha nuk kalon dot pa i nxjerre doren te ndalojne shoferet.”, shkruan një tjetër.

Një prej miqve thotë se Serxhio ishte nisur për në spital, pasi kishte të ëmën sëmurë, por fatkeqësisht kjo vizitë e tij nuk u realizua dot kurrë.

I shkreti ishte nis per ne spital se kishte mamen pa qejf, mami kaloi ngjitur me te kur ai ishte shtrire ne rruge pa e dit qe ishte cuni saj dhe tha sa gjynah 😥 ngushellime familjes per kte humbje kaq te madhe 😥😥”, shkruan ai.

Vlen të theksohet se banorë të zonës ngrenë shqetësimin, që kjo rrugë kaq e frekuentuar bëhet burim aksidenti, sepse drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Ajo rruge eshte nje tmerr per qytetaret…ecet me shpejtesi sketerre…shoferet nuk respektojne rregullat…po nuk venfoset semafor kushedi sa do jene viktima…beni vetem bilancin per 2021..sa te plagosur,sa te vdekur…qeveria,qarkullimi rrugor çfare beni??Iku djali 19 vjeç….ai qe e vrau neser del….”

“Nuk kam fjalë ! Ke frikë të kalosh rrugën ! E kan bërë  rrugë për gara e për të bër të fortin e shpejtësisë ! Ku esht shteti ktu ???? 

Vër tabela o shtet ku shpejtësia e lejuar në zonat brenda mos ti kaloj normat ! Ver gjoba o shtet ku kalon pak kjo shpejtësi !!! E shife do kaloj më njëri aty !!! Apo duhet të vdesin dhe ca njërëz qe shteti të vër dor 🥲🥲🥲🥲 

Pa fjalë ! Mjer nëna e baba për humbjen , mjer ai fëmij qe do rritet pa babë 💔💔😢😢😢😢”

“Po ne na drejton nje shtet legen qe nk mer masa per asgje. Po Serxhio u aksidentua ne der te shtepise. Vollga eshte ber sikur esht super strade ke frik te kalosh dhe ne vijat e bardha, se i teket nje psikopati qe do te bej figure me shpetesi sketerr. Policet tan kane mendjen te vendosin gjoba kur parkon dysh nuk shikojn makinat. Eshte tragjedi e madhe la cunin e vogel nusen familjen. Kush ja kthen familjes Serxhon tani? Un jam pa fjale per kte rast. Nuk vdes ai qe vrau Mateon e shkret vdesin njerezit me te mir 😭”

Këto janë disa prej komenteve të qytetarëve, ndërsa për aksidentin që i mori jetën Serxhios, është vënë në pranga 19-vjeçari, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.