Është ndarë nga jeta një nga mjeket e nderuara të Durrësit, nefrologia Angjelina Nika.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije spitali i Durrësit përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

POSTIMI I PLOTË

Mbreme mbylli syte pergjithmone nje nga mjeket e nderuara te qytetit Durresit, Dr. Nefrologe Angjelina Nika.

Dr. Angjelina ishte nje nga ato mjeke qe me aftesine dhe zotesine e saj ka shpetuar me mijra jete njerezish.

E dashur me pacientet, e papertuar per tu dhena keshilla dhe ndihme ne çdaredo situate doktoresha mbeti nje emer i njohur per te gjithe pacientet e saj.

E bukur, e dashur, e fisme gjithe jeten e saj ishte motiv frymezimi per ne, qe ishim me te reja se ajo, te cilen e kishim ikone tone!

U prehsh ne paqe e dashur doktoresha

Do te kujtojme gjithmone me dashuri dhe reskpekt!