Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se mbështetja që kërkojnë studentët shqiptarë, 100 euro në muaj, nuk është asgjë për shtetin, që duhet t’i vijë në ndihmë të rinjve që të kenë mundësi të shkollohen dhe të mos ikin nga vendi në kërkim të një jete më të mirë.

Sipas Metës, kostot e jetës sot për shqiptarët janë shtrenjtuar për shkak të keqeverisjes.

“S’ka qenë sa i takon nivelit të korrupsionit, është bërë gjatë kohëve të fundit si rezultat i kapjes së shtetit”, tha Meta.

Ilir Meta: Pedagogët tanë bëjnë grevë, sepse ata kërkojnë që në 2 vitet e ardhshme, jo tanim, të paguhen sa kolegët e tyre në Kosovë sot.

Studentët kërkojnë të mbështeten me 100 euro në muaj që është asgjë për shtetin tonë.
Se vetëm kostot e banesave të qirave në Tiranë janë rritur me 40% vetëm në vitin e fundit.

Duhet t’u krijojmë mundësi sa më shumë të rinjve, nxënësve në arsimin parauniversitar apo universitet që ti përkushtohen dijes se në kushtet kur familjet janë në vështirësi të mëdha për të përballuar kostot e jetesës ndihet tek fëmijët, studentet e sistemin uninversiter, që të rinjtë mos të lënë shkollën që të futen në punë.

Aq më keq që të lënë shkollën e të largohen nga vendi për të jetuar diku tjetër mirë e për të ndihmuar familjet e tyre që po vuan këto kosto të mëdha të keqqeverisjes.

Keqeverisje se nuk ka qenë vendi ynë i fundit në rajon sa i takon nivelit të pagave e pensineve, jo s’ka qenë sa i takon nivelit të korrupsionit, është bërë gjatë kohëve të fundit si rezultat i kapjes së shtetit.