Kalendari sot shënon 12.12.12. – që përkthyer ndryshe do të thotë 12 dhjetor 2012.
Ndryshe nga 11 vjetët e fundit, kjo do të jetë data e fundit e trefishtë për gati një shekull, kur kalendari do të shënojë 01.01.01 (11 janar 2101).
Kjo do të thotë edhe një shans i fundit për çiftet që të martohen në data të tilla.
Por, për numerologët profesionistë, 12.12.12. nuk është vetëm një përsëritje shifrash apo një ditë me fat për të dashuruarit.
Është një ditë fantastike për të nisur një biznes të ri apo për të bërë një blerje të rëndësishme, thotë numerologia indiane, Swetta Jumaani, transmeton CNN.
Megjithatë, sipas saj, e mërkura është një ditë e tmerrshme për t’u veshur me ngjyra të zeza.
“E zeza është një ngjyrë pa fat. Gjithmonë ndodh diçka keq”, thotë ajo.