Pasditen e kësaj të hëne është mbytur në det një 12-vjeçare që kishte shkuar bashkë me familjen për pushime në plazhin e Divjakës.

Sipas policisë, e mitura kishte hyrë në det bashkë me kushërirën, kur një dallgë i ka rrëmbyer të dyja.

Për t’ju ardhur në ndihmë ka shkuar një pushues i rastit, i cili ka mundur të shpëtojë vetëm njërën nga vajzat. Mësohet se vetë pushuesi hero ka rrezikuar të mbytet dhe është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën së bashku me kushërirën e vajzës që u mbyt.

Njoftimi i plocisë:

Divjakë Informacion paraprak

Në datën 14.08.2017, rreth orës 16:00, në plazhin e Divjakës, shtetasja G.A, 12 vjeçe, banuese në fshatin Krykuq, Divjakë, duke u larë në det bashkë me kushërirën e vet, shtetasen M.L, 11 vjeçe, banuese në fshatin Mizë, Divjakë, i ka marrë rryma dhe kanë rrezikuar të mbyten.

Në ndihmë të tyre ka shkuar një pushues i rastit, shtetasi A.M, 15 vjeç, i cili me ndihmën edhe të pushuesve të tjerë i ka nxjerë në bregë të dyja vajzat por ka mundur të jetoi vetëm shtetasja M.L, pasi vajza 12 vjeçare G.A ka ndërruar jetë.

Shërbimet e policisë dërguan me urgjencë në spital djalin që shkoi për të shpëtuar vajzat pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, për shkak të ujit të tepërt që kishte konsumuar. Aktualisht djali ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu edhe vajza tjetër që shpëtoi M.L nuk ka probleme për jetën. Po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.