15 persona janë arrestuar në Turqi, pasi dyshohen se janë përfshirë në zjarrin vdekjeprurës në resortin e skive në Bolu, ku humbën jetën 78 pushues ndërsa mbetën të lënduar dhjetëra të tjerë.

Presidenti i vendit Rexhep Tajip Erdogan, tha dje se drejtësia turke po punon për të ndëshkuar të gjithë ata që janë përgjegjës për tragjedinë. Menaxhmenti i hotelit ka shprehur gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar.

Agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu raportoi sot se pronari, resortit dhe 12 persona të tjerë u arrestuan si pjesë e hetimeve. Sipas të njëjtit burim, janë duke u kryer hetime edhe për nënkryetarin e bashkisë Bolou si edhe ndaj kreut të zjarrfikësve lokalë.

Zjarri vdekjeprurës ra një javë më parë në resortin skive Kartalkaya. Shpëtuesit dhe ekspertët që ekzaminuan vendin e tragjedisë thanë se nuk kishte sistem alarmi dhe detektorë tymi, as spërkatës uji.

Gjithashtu nuk kishte akses për zjarrfikësit në njërën anë të ndërtesës 12-katëshe. Sipas ministrit të Brendshëm Ali Gerlikaya, 238 klientë, kryesisht familje me fëmijë, ndodheshin në resort atë natë.