Një sherr banal mes dy 15-vjeçarëve ka ndodhur në një stadium të Oropos në Greqi ku njëri prej të miturve mbeti i plagosur me thikë.

Mediat greke shkruajnë se dy adoleshentët janë përplasur me njëri-tjetrin pas mësimit dhe shkak është bërë një xhaketë.

Më tej shkruhet se ka qenë 15-vjeçari shqiptar ai që ka sulmuar dhe plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij. I mituri i plagosur në krahun e majtë, është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërsa 15-vjeçari shqiptar është arrestuar së bashku me prindërit e tij të cilët akuzohen për neglizhencë nën mbikëqyrjen e fëmijës.