Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë-Krujë.

Sipas njoftimit të policisë një 18-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidenti është lënduar vetë i riu, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:20, në Fushë-Krujë, shtetasi R. P., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Golf” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. 18-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.