Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas shpërndante lëndë narkotike kanabis në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin “Doses 2″, për kapjen e tij.

Si rezultat i operacionit, në rrugën “Karl Gega”, u bë kapja e shtetasit B. Karameta, 19 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rreth 140 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi municioni kuftarak.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin Brian Karameta, 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Brian Karameta, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, në sasi të mëdha, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.