Ditën e sotme rreth orës 11-11.20 në autostradën Durrës–Kavajë, pas një aksidenti me vdekje kanë ndodhur edhe 2 aksidente të tjera që kanë bllokuar të dyja akset rrugore, pasi aksidentet kanë ndodhur në krahët e ndryshëm të autrostradës. Nga aksidentet e ndodhura janë bllokuar edhe rrugët dhe mjetet që lëvizin në korsinë Durrës – Kavajë, po ashtu dhe në kahun e kundërt.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarjet që janë 3 gjithsej, dhe po hetojnë shkaqet e kësaj gjendjeje. Ndërkohë kanë marrë masa për të normalizuar trafikun e rënduar pasi është piku i sezonit turistik dhe në momentet e aksidenteve ka pasur turistë të shumtë janë në lëvizje drejt destiancioneve turitike të jugut dhe të veriut.

Sikundër edhe u njoftua, rreth orës 10.00 në këtë aks rrugor të mbingarkuar ka humbur jetën një i ri. Sipas informacionit të dhënë nga policia një mjet tip “Skoda”, me drejtues shtetasin K.R., është përplasur me pjesën e mbrapme të mjetit tip kamionçinë me drejtues shtetasin E.Z. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë, drejtuesi i mjetit tip “Skoda”, shtetasi K.R., 21 vjeç.

Grupi hetimor vazhdon punën në vendngjarje për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të aksidentit.

K.H.