Në Santorini, ku toka nuk pushon së dridhuri, disa njerëz zgjodhën të qëndronin. Nuk bëhet fjalë për fat apo fatkeqësi, por për një vendim të ndërgjegjshëm për të vazhduar jetën e tyre, pavarësisht pasigurisë. Disa nuk ikën sepse kanë përgjegjësi që nuk mund t’i braktisin, të tjerët sepse nuk kanë frikë nga shkalla e tërmetit. Në një ishull të goditur nga stuhitë sizmike të paprecedenta, këta janë njerëzit që qëndrojnë akoma aty, duke këmbëngulur se jeta nuk ndalet për faktin se toka dridhet.

Xheni Baja, 20 vjeçe, punon si recepsioniste në De Sol, dimër dhe verë. Ajo kishte dy zgjedhje të largohej – ose në Athinë ose në atdheun e saj në Shqipëri. “Në fillim situata nuk ishte aq shqetësuese, as që më shkoi në mendje të largohesha”, thotë ajo. “Por tani, kur gjërat bëhen të vështira, më duhet ta mendoj”.

Ajo, si shumë të tjera, është mësuar me tërmetet, “Por jo me këtë frekuencë”, thekson ajo. Të afërmit e saj tashmë janë larguar nga ishulli, por për momentin ajo nuk po mendon t’i ndjekë. Për të, jeta në Santorini vazhdon, shkruhet në gazetetën greke Protothema.

Unë mund të shkoja në Athinë ose në Shqipëri, por nuk e zgjodha këtë opsion. Unë vendosa të qëndroja këtu. Në fillim situata nuk ishte aq shqetësuese, as që më shkoi në mendje të largohesha. Por tani, gjërat po bëhen të vështira, në mendje më kalojnë shumë gjëra. Si banore e ishullit jam mësuar me tërmetet, por jo me këtë frekuencë ”, thekson ajo.

Të afërmit e Xhenit janë larguar nga ishulli, por për momentin ajo nuk mendon t’i ndjekë. Për të, jeta në Santorini vazhdon, edhe nëse toka dridhet çdo orë. Mijëra banorë po largohen nga ishulli grek i Santorinit mes një vale aktiviteti të lartë sizmik. Rreth 6,000 qytetarë janë larguar nga ishulli me traget që nga e diela, sipas mediave lokale.

Më shumë se 300 tërmete janë regjistruar në 48 orët e fundit pranë ishullit.