Ndërrmarrja komunale e plazhit të Durrësit është mobilizuar në kohë të plotë për garantimin e pastërtisë dhe të higjenës në plazhin e Durrësit. 90 punëtorë janë në gadishmëri për pastrimin e vijës bregdetare të Durrësit, ndërsa në të gjithë zonën janë vendosur 225 kazanë të rinj, për grumbullimin e mbetjeve urbane.

Në një komunikim me mediat, Alfred Dhuli, drejtori i kësaj ndërrmarrje tha se fluksi i pushuesve është në rritje, ndërsa problematikës së ujit të pijshëm ju dha një zgjidhje konkrete nga ana e ndërrmarrjes përkatëse.    

Dhuli garanton se e gjithë vija bregdetare do të pastrohet rregullisht nga papastërtitë dhe leshterikët për të ruajtur nje mjedis sa më të pastër e tërheqës për pushuesit.

Menaxhimi i zonës bregdetare në drejtim të pastërtisë dhe higjenës është një prej kushteve bazë që kërkojnë pushuesi, por edhe operatorët e biznesit, të cilët presin mujat e verës për të punuar. 

K.H.