Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Durrës.
Një 24-vjeçar i identifikuar me iniacialet K.G., duke drejtuar një automjet në rrugën dytësore Plepa-Golem, ka përplasur një këmbësore.
Si pasojë e përplasjes, shtetësja ende e paidentifikuar, rreth 35 vjeçe, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në rrugën dytësore Plepa-Golem, një automjet me drejtues shtetasin K. G., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren ende të paidentifikuar rreth 35 vjeçe, e cila ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.