Një 24-vjeçare është zhdukur sapo ka mbërritur nga Italia në Shqipëri. Denoncimi është bërë në policia nga i ati i shtetases me inicialet Xh.M, ditën e djeshme.

Ai ka thënë para uniformave blu, se vajza ka mbërritur në Shqipëri më 27 nëntor, por në asnjë moment nuk ka vajtur në banesë.

“Më datë 30.11.2021, rreth orës 09:30, shtetasi G. M. ka kallëzuar së më datë 27.11.2021 ka ardhur nga Italia, vajza e tij, shtetasja Xh. M., 24 vjeçe, por nuk është kthyer në banesën në Shqipëri. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”-njofton policia.