Rreth 2600 udhëtarë kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të hëne në Durrës me 3 tragete.

Nga të dhënat operative të APD-së, mësohet se dy tragete të linjës Bari-Durrës dhe një i linjës Ankona-Durrës, kanë sjellë në portin e Durrësit 750 mjete.

Teksa jemi në ditët e fundit të korrikut, situata këtë të hënë paraqitet normale, pa fluks të shtuar.

Ndërkohë që fluksi pritet të jetë i madh përgjatë ditëve të para të gushtit, periudhë që përkon dhe me lejen e emigrantëve shqiptarë dhe kthimin e tyre në atdhe për pushime.