Qyteti bregdetar, por jo vetëm, nuk mund ta harrojë javën e parë të marsit të 29 viteve më parë, kur porti i Durrësit ishte pikënisja e ëndrrës drejt lirisë.
Anijet e ankoruara në kalatat e portit më të madh të Shqipërisë të tejmbushura nga “guximtarët” e pranverës së lirisë, sot pas 29 vitesh janë dëshmi e grushtit të fundit të diktuaturës.
Në fillim të marsit të vitit 1991 mijëra shqiptarë u larguan nga vendi, duke shfrytëzuar anijet e ankoruara në kalatat e portit më të madh të Shqipërisë.
Vetëm në javën e parë të atij viti, në portin e Brindizit (Itali) janë ankoruar 24 mjete lundruese të madhësive të ndryshme, me një numër të jashtëzakonshëm njerëzish nga Shqipëria.
Katër vjet më parë Autoriteti Portual APD, në bashkëpunim me Agjencinë Telegrafike Shqiptare ATSH dhe Bashkinë Durrës organizoi fotoekspozitën “Porti i Durrësit – 25 vjet pas Eksodit”.
Ndërkaq, në APD janë mbledhur edhe foto të tjera, të realizuara 29 vjet më parë në sheshet dhe basenin e portit.
Kjo ekspozitë me foto ishte një homazh për qindra e mijëra të rinj e të reja që u larguan me anije nga vendi, duke i dhënë grushtin e fundit diktaturës.