Në Danimarkë është çelur zyrtarisht sezoni i Krishtlindjes ndërsa në sheshin e Kopenhagenit është vendosur një pemë e dekoruar me rreth 3 mijë kristale Swarovski, duke i dhënë sheshit një pamje krejtësisht nordike.

Pema e Krishtlindjes, me kristale me vlerë rreth 146,000 dollarë qëndron para hotelit Nimb në bazat e Tivolit dhe ndriçon nga kristali super i ndritshëm që ngjason me një një pamje të akullt nordike.

Për të zbukuruar pemën u deshën tre dekoratorë dhe dhjetë ditë punë, ndërsa më shumë se dy javë, janë dashur për të dekoruar tërë kopshtet e Tivolit me rreth një milion drita.

Pemë e Krishtlindjes Swarovski do të qëndrojë në shesh deri më 5 janar.