Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vrasjen 26-vjeçares, Garyfallia, nga i dashuri i saj në Greqi.

30-vjeçari është cilësuar nga autoritetet si person me rrezikshmëri të lartë  pasi është i aftë të kryej edhe krime të tjera.

Prokurori grek tha se niset nga fakti se ai  shkoi deri aty sa kreu një krim për arsye të parëndësishme dhe më pas tentoi t’ia hidhte fajin viktimës.

Ai dyshohet se pasi vrau të dashurën e tij u largua për të hutuar autoritetet dhe për t’i shpëtuar arrestimit ndërsa u kujdes të zhdukte telefonin e tij dhe të viktimës dhe më pas u tha hetuesve se nuk kishte dijeni.

“Kur e ndjera doli nga makina duke thirrur për ndihmë, ai e goditi atë në kokë dhe e shtyu atë dy herë në mënyrë që të binte nga shkëmbi dhe të vdiste.  Duke pasur parasysh tiparet e veçanta të veprës, ne besojmë se nëse (i akuzuari) lirohet ai ka shumë të ngjarë të kryejë krime të tjera. I akuzuari është një person elastik i cili për një arsye të parëndësishme është i gatshëm t’i shkaktojë dëme të pakthyeshme një personi pranë tij, duke e bërë atë të rrezikshëm për kryerjen e krimeve të tjera”, tha prokurori.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Folegandros të Greqisë, ku 30-vjeçari ka vrarë të dashurën e tij duke e hedhur nga shkëmbi, e cila përfundoi në det dhe humbi jetën.