Mediat greke raportojnë se një javë më parë është rrëmbyer një 30-vjeçare, dhe autorët ishin shqiptarë.

Policia greke është vënë në ndjekje të një makine gri, me targa “EME”, e cila dyshohet se është përdorur për rrëmbimin e një 30-vjeçareje në Heraklionin e Ri.

Sipas asaj që është regjistruar në dosjen hetimore për rastin, në orën 23.40 të datës 21 nëntor, në  Heraklion në kryqëzimin e rrugëve Kargiorgi dhe Iliou teksa po shkonte në drejtim të shtëpisë së saj, 30-vjeçares i është afruar një makinë në të cilën ndodheshin tre burra, të cilët e futën me forcë në automjet.

Më pas, njëri prej autorëve e ka goditur me duar në kokë, duke i shkaktuar humbjen e ndjenjave. Në një vend dhe orë të paqartë, viktima ka kuptuar se makina ishte e ndaluar dhe ajo ishte e shtrirë në sediljen e pasme, me tre autorët sipër saj, raportojnë mediat greke.

Për shkak të faktit se viktima vuan nga një sëmundje që nuk bëhet e ditur nga mediat greke, ajo ka humbur sërish ndjenjat dhe autorët që e rrëmbyen e kanë braktisur në një stacion Larisa, ku është gjetur nga një shofer taksie.

Në kallëzimin e bërë në polici vajza ka treguar se  makina e autorëve ishte ngjyrë gri me pjesën gramatikore të targës “EME”. Të panjohurit nuk i kishte identifikuar pasi ishin maskuar me kapuç.

E reja arriti t’i hiqte kapuçin njërit prej autorëve dhe konstatoi se ai ishte i ri, deri në 30 vjeç, i stërvitur mirë, me mjekër, sy të errët, flokë të errët. Shoferi ishte më i vjetëri dhe fliste shqip.

Siç ka rezultuar nga hetimet, autorët i kanë hequr 30-vjeçares 100 euro, dhe një celular me vlerë 200 euro.

Mediat greke bëjnë me dije se ndaj 30-vjeçares do të kryhen kontrolle për të parë nëse është përdhunuar apo jo.