30 shtator 2015 – Rreth 300 punonjës të ngarkim shkarkimit në Portin e Durrësit po protestojnë kundër firmës gjermane EMS.
Kompania gjermane kërkon të merret vete edhe me procesin e ngarkim shkarkimit te kontejnerëve, pasi ka fituar koncesionin për shfrytëzimin e kalatës lindore të portit të Durrësit.
Por, sipas protestuesve, hyrja e firmës EMS në Port lë të papunë rreth 300 punonjës, ndaj ata kërkojnë që të zbatohet ligji i konkurrencës dhe të mos monopolizohen shërbimet në Port.
/portali DurresLajm/





