Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi punonjësi i tij ka rënë nga lartësia teksa punonte në një objekt.

“Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”,  shtetasin M. P., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi duke punuar në një objekt është aksidentuar duke rënë nga lartësia, punonjësi i tij, shtetasi B. H., 34 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.