Erling Haaland është shpërngulur prej kohësh në Mançester, gati për aventurën e tij të re në Premier League me fanellën e Man.City.

Ylli norvegjez është vënë në kërkim të një shtëpie dhe sipas The Sun, Haaland ka parë nga afër dhe ka pëlqyer shumë shtëpinë e Pogba-s. Mesfushori francez ka bërë gati valixhet për t’u larguar nga Mançester me destinacion Torinon, për këtë arsye është gati t’ia shesh atë Haaland.

Vlera e shtëpisë së Pogba është 3,5 milionë euro, ose 35 mijë euro në muaj qira. Vila e Pogba-s ka 5 dhoma gjumi, një pishinë të brendshme, një palestër, një sauna dhe një fushë futbolli të brendshme.

I gjithë ky luks tani pritet të bëhet i Haaland.