Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.1 në Durrës, ku një 35-vjeçar ka aksidentuar një të moshuar.

“Me datë 14.10.2021 rreth orës 09:35 në lagjen Nr.1 Durrës, shtetasi M. I., 35 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen D. B., rreth 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.“, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.