Një 35-vjeçar nga Kavaja u arrestua nga policia pasi kishte dhunuar babanë e tij, por në ambientet e Komisariatit akuzohet edhe për një veprim tjetër, duke u treguar i dhunshëm sërish.
Sipas njoftimit të bluve të Durrësit, shtetasi E. B., 35 vjeç, banues në Kavajë gjatë qëndrimit në dhomën e shoqërimit, në ambientet e Komisariatit, ka dëmtuar tavolinën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.