Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mëngjes në Cortona të Italisë, ku një 39-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi është goditur nga një makinë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 7:45, kur urgjenca u njoftua menjëherë dhe aktivizuan edhe helikopterin e shpëtimit, por përpjekjet për ta shpëtuar rezultuan të kota.
Viktima është identifikuar me inicialet E.G., banor në Tuoro sul Trasimeno.
Automjeti, i drejtuar nga një 19-vjeçar nga Cortona, po lëvizte në drejtimin nga Liqeni Trasimeno drejt Cortonës, kur goditi këmbësorin pranë rrugës, shkruajnë mediat italiane.
Dinamika e saktë e ngjarjes po hetohet nga karabinierët lokalë, të cilët po kërkojnë të zbulojnë nëse shoferi humbi kontrollin e mjetit para përplasjes, apo makina doli nga rruga më pas.