TEPELENE, 21 prill 2013 – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tepelenë. Një 39 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.

Policia e Tepelenës bën të ditur se 39 vjeçari Ylli Dyrmishi vuante nga depresioni dhe pasi ka pirë ilaçet që merrte për t’u kuruar, ka dalë na ballkonin e banesës ku jetonte dhe është hedhur.

Megjithëse është transportuar me urgjencë në spital, për shkak të dëmtimeve të shumta Dyrmishi ka ndërruar jetë. Ai ishte ndarë kohë më parë me gruan dhe jetonte me prindërit e moshuar.

/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/