Prej më shumë se 4 vitesh kërkojnë të marrin dëmshpërblimin që u takon për shtëpitë e përmbytura në prill të vitit 2018, por kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët.

Disa kryefamiljarë të zonës së Porto Romanos vazhdojnë prej vitesh kalvarin e gjatë të korrespondencës institucionale për të përfituar paratë që u takojnë.

Banorët ndihen të pashpresë, sepse sipas tyre dëmshpërblimi nuk u është dhënë ngaqë kanë përkatësi politike të djathtë. Shumat që duhet të përfitonin variojnë nga 2.5 milionë lekë deri në 10 milionë lekë të vjetra.

Megjithëse institucioni i Avokatit të Popullit u ka dhënë të drejtë për përfitimin e dëmshpërblimit, fondi përkatës për familjet e Nezir Peshkëpisë, Ramiz Elezajt, Sadik Prethit etj nuk është lëvruar ende.

Të lodhur nga mos reagimi i institucioneve, banorët deklarojnë se do ta vazhdojnë betejën e tyre.

Ndiqni prononcimet e tyre dhënë për “DurrësLajm” në videon e mëposhtme.

M.B.