Një 43-vjeçar është larguar nga banesa e tij në Tiranë, ndërkohë që familjarët kanë dhënë alarmin në polici.
Në datë 03.02.2022 shtetasi S. M., 41 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer vëllai i tij, shtetasi E. M., 43 vjeç.
Policia thotë se po punohet për gjetjen e tij, ndërkohë që paraprakisht nuk dyshohet se ka pasur konflikte me persona të tjerë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.