DURRËS, 4 qershor 2015 –  Gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2015 tragetet e linjave të Durrësit kanë transportuar më pak udhëtarë dhe më shumë mallra, tha zyra e shtypit e drejtorisë së përgjithshme ekzekutive e personit juridik publik “Autoriteti Portual Durrës” (APD).

Nga të dhënat operative del se në periudhën janar-maj të këtij viti tragetet kanë transportuar afro 308 mijë tonë mallra, ose 4 për qind më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ndërsa numri i udhëtarëve, që kanë preferuar të lëvizin me tragete që nga fillimi i vitit, ka arritur në afro 183 mijë, ose 2 361 udhëtarë më pak se sa vitin e kaluar. Në këta pesë muaj tragetet kanë kryer 19 lundrime më pak, duke transportuar mbi 31 mijë autovetura dhe mbi 24 mijë kamionë.

 

 

 

/red. ekon. agjencia e lajmeve “Dyrrah”. Kontribuoi g. k./