GREQI– Një 52 vjeçare greke ka qëlluar me thikë në fyt djalin e saj 22 vjeçar.
Ngjarja e dhimbshme ka ndodhur në zonën e Lefkosisë dhe raportohet se gjatë një zënke nëna ka rrëmbyer thikën në kuzhinë dhe në nerva e sipërm ka qëlluar mbi të birin.
Më pas ajo është vetëdorëzuar në polici dhe është shprehur se: “ Unë e kreva krimin, më mbani në qeli, nuk dua të vuaj më”
Nga policia e shtetit fqinj mësohet se 52 vjeçarja fillimisht është zënë me të birin, por ka qënë djali ai që ka marrë thikën i pari për të goditur të jëmën dhe kjo e fundit është treguar më e shkathët. Aktualisht 22 vjeçari ndodhet në spiatal dhe është në rrezik për jetën.