Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Çiflig të Korçës, ku një 62-vjeçar është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij.

Sipas burimeve, i ndjeri jetonte me familjen e tij, e cila lajmëroi menjëherë policinë sapo e konstatoi pa shenja jete.

Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit të Korçës për një ekspertizë mjeko-ligjore.

Ndërkohë, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga arresti kardiak, por rezultatet e ekspertizës do të saktësojnë shkaqet e vdekjes. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.