Granit Xhaka është një lojtar që jep gjithçka në fushë.

Klasi nuk i mungon, por as agresiviteti dhe loja e fortë sportive.

Mesfushori me origjinë shqiptare është pjesë e Arsenalit prej vitit korrikut të vitit 2016 dhe në 171 ndeshjet e zhvilluara në Premier League është ndëshkuar 46 herë me karton të verdhë dhe në katër raste me të kuq.

Së fundi është hapur një hetim nga FA në lidhje me një bast të çuditshëm që është vendosur në ishull.

Gjithçka lidhet me një karton të verdhë që 29-vjeçari mori në triumfin 1-4 që arriti Arsenali ndaj Leeds United në sfidën e kampionatit që u luajt më 18 dhjetor.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Xhaka mori një karton të panevojshëm për vonesë loje, edhe pse trajneri Arteta dhe arbitri kryesor i kërkuan të ekzekutonte shpejt një goditje dënimi.

Një person kishte vendosur 65 mijë paund bast për ndëshkimin me karton të lojtarit të kombëtares zvicerane në sfidën ndaj skuadrës së Bielsës, duke ia dalë të fitojë 250 mijë paund!

Një burim i The Sun thekson se shuma e madhe që u vendos në bast krijoi dyshime të mëdha nga kompania e basteve, dhe tani është hapur një hetim në lidhje me personin që guxoi dhe fitoi.

Xhaka nuk është pjesë e hetimit, pasi FA thekson se sjellja e tij dhe ndëshkimi i shpeshtë me kartonë nuk janë diçka e pazakontë.