690 kontejnerë po përpunohen sot nga anija “Solstice N”, e cila ka mbërritur pasditen e ditës së martë në portin e Durrësit.
Burimet nga Qendra e Informacionit, bënë të ditur gjithashtu se anija me gjatësi 223 metra ka udhëtuar nga porti i Gioia Tauros (Itali) drejt portit më të madh të vendit tonë.
Që nga fillimi i vitit 2020, në Terminalin përkatës janë përpunuar 21 anije të tjera me kontejnerë, u shprehën burimet.
Të mërkurën paradite, në Terminalin Perëndimor po përpunohen tre anije me 8,000 tonë mallra gjithsej, përkatësisht çimento, ure’ dhe lidhje hekuri. Ndërkaq, në Terminalin Lindor vazhdon përpunimi i anijes “NS Sprinter” me 2,810 tonë skrap.
Qendra e Informacionit në APD njofton se ditët e ardhshme në portin e Durrësit priten nëntë anije me mallra të ndryshme, si lidhje hekuri, plehra bujqësore, çimento, xhama, vaj ushqimor, si dhe me kontejnerë.