Në kalatat e portit të Durrësit pritet ankorimi i 6 anijeve tregtare gjatë kësaj fundjave.

Bie në sy mbërritja e anijes “Madrid Trader” në kalatën 5, e cila do të shkarkojë 19.978 tonë lidhje hekuri, porosi e kompanisë “Kurum”.

Aktualisht në kalatë ka përfunduar shkarkimi i anijes “Frosina” me 2984 tonë çimento, ndërsa vijon përpunimi i anijes “Gudma 4” me 2150 tonë kripë dhe anijes “Frojdi II” me 765 tonë paleta ushqimore.

Sipas burimeve të Dispeçerisë portuale, të premten dhe të shtunën pritet të mbërrijnë në port 5 anije, të cilat do të shkarkojnë grurë, hekur, vaj ushqimor dhe kontejnerë.

Të premten priten anijet “Ecem Kalkavan” dhe “Azov” me përkatësisht 149 kontejnerë dhe 2348 tonë vaj ushqimor, ndërsa të shtunën bashkë me anijen “Madrid Trader”, pritet të ankorohen anijet “Sovyetskaja Rodina” dhe “Neva Leader” me 3058 tonë dhe  5000 tonë grurë.

Aktualisht, në radën portuale pritet të përpunohet anija “Martha” me 2500 tonë çimento.

Gjatë vitit 2015, në portin më të madh të vendit u përpunuan afro 3.5 milionë ton mallra të ndryshme.