7 gusht 2015 – Gjatë periudhës janar-korrik 2015 tragetet nga porti i Durrësit kanë kryer 538 lundrime gjithsej, njoftoi zyra e shtypit e drejtorisë së përgjithshme ekzekutive të Autoritetit Portual Durrës (APD). Sipas të njëjtit burim zyrtar, me tragete janë transportuar mbi 443 mijë tonë mallra. Tragetet e linjave të Barit, Ankonës, Brindizit dhe Triestes kanë ngarkuar e shkarkuar gjithashtu 54 759 autovetura, 34 411 kamionë dhe 3 436 trajlerë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/