70 persona janë paraqitur ditën e djeshme në spitalin e Bajram Currit për të marrë ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi.

Pas verifikimeve të policisë, ka rezultuar se të 70 personat kishin konsumuar ushqim në restorantin e Dashmir P., në lagjen “28 Gushti”, në qytetin e Bajram Currit, dhe policia ka vënë në pranga menjëherë 47-vjeçarin.

Në lidhje me ngjarjen janë kryer veprimet procedurale në bashkëpunim me specialistët e AKU-së, Drejtorisë së Shëndetit Publik Tropojë, ku janë marrë mostrat për kryerjen e ekzaminimeve përkatëse.