PRISHTINE – Shtatëdhjetëvjeçari Selim Qamili, nga fshati Babush i Komunës së Lipjanit, është viktimë e mosmirëmbajtjes së duhur të objekteve kolektive në kryeqytet. Ai ka vdekur nga çakordimi i ashensorit në një ndërtesë kolektive përgjatë rrugës 

“Malush Kosova” në “Lagjen e Spitalit” në Prishtinë.  I ndjeri Qamil çdo ditë kishte udhëtuar nga Lipjani për në Prishtinë bashkë me djalin e vet për të shitur qumësht, me qëllim të sigurimit të ekzistencës së familjes 6-anëtarëshe. Për djalin e tij, Bashkimin, dita e 3 janarit, të enjten e javës që shkoi, ishte më e vështira në jetë. Ai me lot në sy ka rrëfyer se si nga papërgjegjësia e banorëve për mirëmbajtje të njërit prej objekteve banesore në lagjen “Malush Kosova” babai i tij ka përfunduar i vdekur.

Sipas tij, vdekja e babait të tij ndodhi si pasojë e mosfunksionimit të ashensorit në ndërtesë, përkatësisht nga çakordimi i tij. Ai ka thënë se gati çdo ditë kanë vizituar lagjet e njëjta, nga ku edhe kishin marrë porosi për qumësht, porse asnjëherë nuk kanë pasur probleme. Bashkimi ka rrëfyer se derisa ishte poshtë objektit, brenda në veturën e tij, duke pritur babanë të zbriste poshtë, pasi që kishte dërguar porositë në katet e larta të objektit, ka parë se pas disa minutash banorët e objektit po vraponin drejt hyrjes në objekt