Turqia është një nga vendet që ka bërë rezistencë maksimale për të mos e ndërprerë kampionatin pavarësisht emergjencës së koronavirusit.
Shumë prej lojtarëve ndihen të rrezikuar dhe i tillë është edhe rasti i ish-mesfushorit të Çelsit, Xhon Obi Mikel, i cili nuk pranoi të paraqitet në ndeshjen e fundit të Trabzonsporit.
“Në këtë moment epidemie botërore, e mira është që të qëndrojmë me familjarët në shtëpi dhe të mos mendojmë për futboll. Nuk është një situatë normale”, shkroi në rrjetet sociale nigeriani.
Por pas këtij veprimi të lojtarit, ka ardhur edhe vendimi i bordit të klubit, i cili i ka prishur kontratën lojtarit 14 muaj përpara skadimit të saj.
Koronavirusi është shpallur pandemi, kështu duke shënuar me mijëra viktima. Pjesa më e madhe e kampionateve europiane janë pezulluar, por kampionati turk vazhdon të luhet.





