Një deklaratë absurde e një mjeku anglez të quajtur Kristian Jesen ka “tërbuar” italianë.
Personi në fjalë njëkohësisht është dhe prezantuas i një program që flet për sëmbundjet e sikletshme, ndërkohë, teksa po fliste për koronavirusin, ai ka bërë një deklaratë të fortë që zgjoi zemërimin e madh në internet të italianëve.
“Italianët përdorin koronavirusin për të marrë pushim, sepse nuk duan të punojnë, janë dembelë”, u shpreh Kristian Jesen.
Ndër ata që shpërthyen në rrjet kundër doktorit anglez ishte dhe golashënuesi më i mirë i Serisë A, Çiro Imobile.
Sulmuesi Italian nuk i kapërdiu dot fjalët e mjekut, teksa shpërndai në “Instagram” një postim ku shkruante:
“Shko dhe tregojua të afërmve të të vdekurve, ose atyre që janë duke luftuar për jetën, kokë k**. Unë po të them nga thellësia e shpirtit: shko mbushu!”





