Në një moment kaq kritik pas shpërthimit të koronavirusit në të gjithë botën, me masat e reja për parandalimin e përhapjes së tij të shpejtë, është kërkuar nga të gjithë shqiptarët që të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të mos dalin pa arsye.

Për t’i ndërgjegjësuar që të gjithë që të mos largohen nga banesat duke ndihmuar që të ngadalësohet vala e infeksionit, janë mobilizuar edhe futbollistët e përfaqësueses shqiptare.

Nëpërmjet adresave në rrjetet sociale të FSHF, emra si Sadiku, Mavraj, Bare, Kumbulla e Memolla kanë dërguar mesazhet e tyre duke nxitur shqiptarët që të qëndrojnë në banesat përkatëse derisa të kalojë situate më kritike, duke mos lejuar që virusi të shpërndahet me shumë shpejtësi.“Qëndroni në shtëpi” ishte mesazhi i kuqezinjve, të cilët kanë dashur në këtë mënyrë të japin kontributin e tyre dhe nga larg Shqipërisë.