Ditën e djeshme u anulua miqësorja mes Anglisë dhe Italisë, ndërsa sot u mor i njëjti vendim edhe për sfidën tjetër testuese të skuadrës së Roberto Mancinit, atë ndaj Gjermanisë, që ishte parashikuar për më 31 mars në Nuremberg.

Vendimi është marrë ditën e djeshme, kur drejtuesit lokalë të Nurembergut njoftuan Federatën Gjermane të Futbollist se nuk mund të organizojnë asnjë event, ku përfshihen më shumë se 100 persona.

Fillimisht u vendos që sfida të luhej pa praninë e tifozëve, por duke parë përhapjen me shpejtësi të koronavirusit dhe vështirësitë në fluturime e vënien në karantinë të shumë futbollistëve italianë, u vendos përfundimisht anulimi i saj.