Futbolli shqiptar është pezulluar pa afat, teksa thuajse të gjitha klubet kanë anulluar edhe seancat stërvitore, si shkak i Covid-19, virusit vdekjeprurës që prej ditësh ka “vizituar” Shqipërinë.

Klubi i Teutës, në këtë 14 mars ka reaguar nga vetëizolimi, duke uruar shqiptarët për Ditën e Verës nëpërmjet kanaleve zyrtare të komunikimit.

Durrsakët kanë pezulluar stërvitjen për lojtarët dhe stafin, teksa qëndrojnë në karantinë si shumica e ekipeve në Shqipëri, për të parandaluar këtë situatë.

“Djemtë e Detit” duket se nuk e kanë harruar festën, duke uruar tifozët e tyre për festën e sotme.