Një nga të ndaluarit e policisë sot pas masave të ndërmarra nga qeveria kundër koronavirusit, ishte aktori i humorit, Olsi Bylyku sipas Top Channel.
Mësohet se Olsi kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Italia, më 8 mars dhe sipas vendimit të qeverisë ai duhej të qëndronte i izoluar në shtëpi për të paktën 14 ditë.
Krahas kësaj, ai nuk ishte i pajisur as me lejen e posaçme të drejtimit te mjetit, duke qenë në kundërshtim të plotë me urdhrat e autoriteteve ligjzbatuese.
Është për t’u habitur nga papërgjegjshmëria e aktorit, pasi pak ditë më parë iu bashkua thirrjes “Unë qëndroj në shtëpi” si shumë personazhe të njohur shqiptarë, ndërsa publikoi një video nga shtëpia e tij.
Policia e ka shoqëruar Bylykun për në banesë duke i kërkuar vetëizolim pasi mund të rrezikojë veten dhe personat e tjerë në marrjen ose përhapjen e koronavirusit.





