Aktori amerikan, Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson janë infektuar nga koronavirusi.
Çifti ndodhet Australi dhe pasi i janë nënshtuar analizave kanë rezoltuar pozitiv.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë aktori i njohur, fituesi i çmimit “Oskar” me anë të një postimi në Twitter ku shkruan:
“Rita dhe unë jemi në Australi. Na u shfaqën disa simptoma si lodhje, të ftohur me dhimbje në trup. Rita kishte të ethe që shkonin e vinin edhe tepmeraturë por jo shumë të lartë. Më pas iu nënshtuam testit të koronavirusit, i cili rezultoi pozitiv. Po tani çdo të bëjmë? Po ndjekim çdo gjë sipas protokollit. Do të jemi në izolim për kohë sa duhet.”





