Rastet e konfirmuara me koronavirus në vendin tonë, kanë detyruar produksionet e disa emisioneve në televizionet shqiptare të marrin disa masa të rrepta.
Mbrëmjen e kaluar, Alketa Vejsiu tha se emisioni “Në kurthin e Piter Pan” do të realizohet pa publik në sallë.
Sipas moderatores, ky vendim është marrë për të ruajtur sigurinë e fëmijëve dhe njerëzve në sallë që duartrokasin.
Të njëjtën masë mësohet se ka marrë edhe aktori Agron Llakaj për emisionin “Al pazar”.
“Te dashur miq, per shkak te situates se krijuar nga prania ne vendin tone e koronavirusit, show Al Pazar nuk do te regjistrohet me publik diten e premte, per te pakten tre jave. Duke shpresuar qe do e kalojme sa me lehte, ju ftojme te kujdesemi per veten dhe per te tjeret, me masat qe OBSH sugjeron…”, shkruan ai në një postim në Instagram.





