Edhe pse moti gjatë këtyre ditëve ka qenë herë me reshje e herë me diell, lulet e çelura lajmërojnë se stina e bukur e pranverës ka mbërritur në Durrës.
Pemët dekorative në disa rrugë të qytetit bregdetar kanë shpërthyer lulet duke sjellë larminë e ngjyrave të pranverës.
Më poshtë, “DurrësLajm” publikon disa foto të shkrepura në rrugën “Tofik Kalaçi” në lagjen nr.11 të Durrësit.





