Moderatorja sportive Hygerta Sako ka humbur sot babain e saj.

Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë bukuroshja durrsake përmes një postimi në rrjete sociale ndërsa shkruan:

“Babai im i shtrenjtë, mbreti im, sot u nda nga jeta. Na la pas zemërthyer e shpirtcopëtuar por iku nga kjo botë si bashkëshort, baba e gjysh i gëzuar. T’u ndrittë shpirti aty ku do shkosh, ëngjëlli im. Varrimi bëhet nesër në orën 11.00 nga shtëpia funerale Alba 2000 pranë Medresesë”.